Auron Tare: Shqipëria ka dështuar në mbrojtjen e pyjeve! Në Jug u dogj pjesa historike...
Studiuesi Auron Tare, ka dhënë një dëshmi tronditëse mbi përmasat e zjarreve që po shkatërrojnë zonat e mbrojtura dhe pasuritë historike të vendit. I ftuar në një intervistë në Syri TV, ai tha se shkatërrimet që ka parë në Luginën e Drinos, të Vjosës dhe Delvinë janë të ngjashme me djegiet masive të vitit 1913, kur ushtria greke pushtoi këto territore. Tare thekson se mbrëmja e fundit ka qenë dramatike, ku përveç natyrës, u dogj edhe një pjesë historike e qytetit të Delvinës.
Ai kritikon paaftësinë e shtetit për të ndërtuar një sistem funksional për mbrojtjen e pyjeve dhe mjedisit, duke nënvizuar se për tre dekada Shqipëria ka dështuar të krijojë politika efektive për mbrojtjen e ekosistemit.
Auron Tare: Unë kam qenë këto ditë në Jug dhe sapo jam kthyer nga andej, dhe kam parë me sytë e mi zjarre jashtëzakonisht të mëdha. Unë mendoj që lugina e Drinos dhe Vjosës, Delvina besoj vetëm në 1913 kur ushtria greke erdhi dhe bëri një djegie masive të zonës...vetëm atëherë mund të kenë parë të tilla shkatërrime, zjarre. Ka qenë një...sidomos mbrëmë, natën, ka qenë një situatë jashtëzakonisht shumë e rëndë situata, u dogj edhe një pjesë historike e Delvinës, ato ndërtesat e vjetra.
Mendoj unë që sot nuk besoj se ka më vend, fjalë pa konkrete. Duhet një analizë konkrete e përgjegjësisë, e gjithë zinxhirit të përgjegjësisë së njerëzve për këtë ngjarje kaq të rënë që po vazhdon të ndodhë.
Dhe unë them që ka të paktën 30 vjet që Shqipëria është e paaftë të kryejë një sistem për të ruajtur një nga pasuritë e saj të paçmuara që është pyjet dhe ekosistemi. Dhe mund t’ju them që nga përvoja ime modeste kur drejtoja parkun e Butrintit, ne kishim të njëjtin problem atëherë dhe e kemi zgjidhur në një mënyrë shumë të thjeshtë, duke mbledhur barinjtë, duke ia bërë të qartë që zonën antike nuk mund ta merrnin më për kullotë dhe sigurisht në atë kohë zjarret nuk ndodhën në Parkun e Butrintit.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
A dështoi në misionin e tij, Dhjetori '90?!
Sekretari i Parë i PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
