Autokracia në Shqipëri/ Akademiku Fuga: Qeverisja jashtë kontrollit! PD, jo më fenomen politik
Shifrat që prodhuan zgjedhjet e 11 majit në parlament, për akademikun Artan Fuga do ta degradojnë më tej qeverisjen në Shqipëri.
Në një intervistë për ÇdoKënd me Merita Haklajn, Fuga u shpreh se qeveria tashmë ka dalë jashtë kontrollit dhe është e paatakueshme, teksa për opozitën tha se nuk është më një fenomen politik.
“Për mua, opozita në parlament, e kam fjalën për PD, nuk është fenomen politik. Sot në ato numra që parashikohen të jenë të PD rreth 50, nuk është më fenomen politik. Dhe të mendosh që për 4 vjet të vazhdosh në këtë mënyrë, që nga ana tjetër krijon një problem të dytë që me këtë mënyrë që kemi ne të qeverisë, e bën atë të paatakueshme. Tjetër që mund ta atakojë qeverinë është shoqëria civile. Por ne nuk kemi pasi kemi një shoqëri nomade. Forcat me vitalitet kërkojnë të largohen.
Mundësia e tretë është që ta kritikojë vetë grupi i PS, por kjo na kthen në vitet 90. Qeverisja ka dalë jashtë kontrollit. Administrata nuk ndjen presionin e ligjvënësit, politikës, të një qeverie që e ndodhur në presion do ta hedh ndaj administratës. Me këto numra sistemi i qeverisjes do të degradojë më shumë”, tha mes të tjerash Fuga në A2 CNN.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
