
Avokati: Ilir Meta nuk ka shtëpi ku të jetojë! Në bankë nuk ka para, as një pasuri...

Avokati Kujtim Cakrani ishte i ftuar në emisionin “Breaking” ditën e sotme, ku ka folur në lidhje me çështjet kryesore që po heton sot SPAK.
Ai u ndal tek arrestimi i Metës, për të cilin tha se është arrestuar pa prova. Madje avokati shkoi dhe më tej, teksa deklaroi se Meta nuk ka para në asnjë llogari bankare, nuk ka asnjë pasuri, e madje as banesë ku të jetojë.
“Ndaj Ilir Metës është marrë një masë arresti pa asnjë provë. Nuk ka asnjë provë konkrete për çfarë është ndaluar Ilir Meta. Nëse e kemi parë dosjen e Metës, më thoni ku është korrupsioni i Metës? Këta e mbartën malin, ‘Ka vjedhur floririn, ka bërë këtë, ka bërë atë’ dhe në fund fare pastaj, del q Meta nuk ka asnjë banesë ku të jetojë. Në korespodencat që ka sot SPAK-u nga vendet e tjera, i kanë ardhur zero të dhëna për Metën. Ka bërë kërkesë për pasurinë, i ka ardhur zero, për bankat i ka ardhur zero. Ai mbahet në burg sepse është drejtësi ikuizitore.”- tha avokati.

Cirku mediatik dhe debati publik i përçudnuar në Shqipëri
ide

Shkëlqimi i Erionit ra, por hijet që ai la pas, ngelen

Pse u ndërsyen të gjithë kundër SPAK?

Tragjikomedia Shqiptare – Një Roman në Aksione
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128