Balla: Dhuna ndaj grave dhe vajzave po shkatërron shoqërinë

Dhuna ndaj grave është një shqetësim serioz për shoqërinë dhe shifrat e raportuara nga Policia e Shtetit, japin një panoramë të qartë të shtrirjes së këtij fenomeni.
Ministri Balla u shpreh se në dy muajt e parë të vitit janë raportuar 890 raste dhune në familje, kryesisht me bazë gjinore dhe janë lëshuar nga gjykata, 465 urdhra mbrojtjeje për gra e vajza.
“Sa herë që shoh shifrat që më raportojnë nga Policia e Shtetit më duket e papranueshme që shoqëria jonë të shfaqë këto tendenca. P.sh., vetëm në dy muajt e parë të këtij viti kemi 890 raste të raportuara për dhunë dhe janë 465 urdhra mbrojtjeje për vajza dhe gra. Në mënyrë që ta luftojmë si duhet këtë fenomen e kjo luftë të fitohet ose, të paktën, fillon të shërohet, nëse krijojmë një koalicion mbarëkombëtar për t’i nxjerrë rastet pozitive të shpëtimit ndaj dhunës si një fitore” – u shpreh Balla.
Sipas të dhënave, viti 2023 regjistroi 11 humbje jete të grave në mbarë territorin.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
A dështoi në misionin e tij, Dhjetori '90?!
Sekretari i Parë i PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



