Balla nga Fieri lavdëron patronazhistët

22 Qershor 2022, 19:50 / POLITIKË ALFA PRESS

Balla nga Fieri lavdëron patronazhistët

Kryetari i Grupit Parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla, në takimin e organizuar në Fier për zgjedhjen e drejtuesve të rinj vendor në 61 bashkitë e vendit, është shprehur se shpreson që në krye të PS në Fier të zgjidhet një kryetar dhe një nën kryetare.

“Nuk e fsheh gëzimin që në qarkun tonë procesi ka qenë me një konkurrencë e lartë, jo vetëm se kishim një numër të madh kandidatësh 77 në të gjithë qarkun, në Fier 14 kandidatë për postin e kryetarit, nëse komisioni i ngritur nga kryesia do ta vlerësojë të mundshme edhe të nënkryetares.

Pra do të kemi një shoqe dhe një shok në drejtimin e PS në Fier. Mendoj që ky takim merr një rëndësi të veçante sepse me të mbaruar procesi i përzgjedhjes që ka këtë fazë sot dhe që vijon me mbledhjen e kryesisë, do të kemi mundësinë që menjëherë të vijojmë konsolidimin e strukturave të partisë në nivel njësish administrative, organizate, dhe në shtator të hyjmë në para-fushatën për zgjedhjet vendore, kur PS me patronazhistët dhe organizatat të jemi gati që në 1 janar të 2023 të hyjmë në fushatën zyrtare për zgjedhjet vendore.

Patronazhistët i falënderoj për punën e bërë.

Dy fjalë edhe për kontekstin politik në të cilin zhvillohet procesi, kemi fituar mandatin e tretë, ishte historik sepse asnjë parti tjetër nuk kishte fituar 3 mandate radhazi në vendin tonë, por nuk duhet të harrojmë rolin që luan partia si struktura e vetme ndërlidhës mes qytetarëve dhe grupit parlamentar, drejtuesve të bashkisë dhe qeverisë.

Është e vetmja garanci e mos harresës. Shqetësimet duhen adresuar ndryshe është e kotë të kthehemi pas një viti në zonën me problematikë.

Duhet të marrim me seriozitet çdo problematikë. Mendoj që kundërshtari më i madh i PS nuk është ajo që ka ngel nga PD, LSI jo e jo e çuam për skrap, kundërshtari më i madh jemi ne, përfaqësuesit tanë në zyrat e shtetit që nuk bëjnë punën siç duhet”, deklaroi ai.

Teksa ka kërkuar ndjesë për mos pjesëmarrjen në takim të kryeministri Edi Rama, Balla tha se kjo ishte e kuptueshme pasi kreu i ekzekutivit do të marrë nesër pjesë në samitin e BE.

“Është çështje që BE të zgjidhë një problem brenda vetes. Në një shpi e nuk bie dakord për gjithçka, jo në një “shtëpi” me 27 anëtarë. Nuk është problem i yni, është përtej nesh. Çdo shqiptar mendon që meritojmë nisjen e bisedimeve [për anëtarësim, nesër është vetëm një akt ceremonial i një procesi i cili duhet të vijojë dhe Shqipëria vendin e vet e ka në BE”, tha ai.

Po ndodh...