Balluku prej më shumë se 3 orësh në SPAK, ministria e saj ka pasur korrespondencë me Veliajn për inceneratorin e Tiranës
15 Maj 2024, 19:22 / POLITIKË

Zv/kryeministrja dhe njëherazi ministrja e Energjetikës dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku prej më shumë se tri orësh po merret në pyetje në SPAK.
Gazetarja Klodiana Lala ka bërë me dije se ajo po pyetet në cilësinë e personit që ka dijeni për aferën e inceneratorit të Tranës pasi rezulton se ministria e saj ka pasur korrespondenca me kryebashkiakun Erion Veliaj sa i përket ngritjes së njësisë së zbatimit të projekteve.
Pikërisht për këto kontakte dhe shkëmbime me Veliajn, është duke u marrë në pyetje Balluku nga një oficer i BKH.
Marrja e saj në pyetje vjen disa javë pas pyetjes së Veliajt teksa prokuroria po finalizon hetimet për inceneratorin e Tiranës.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
Nga Bato Kosova
ide
Sekretari i Parë i PD
Nga Indrit Vokshi
Të “rrëzosh” Edi Ramën duke gënjyer veten…
Nga Patrik Sadikaj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



