“Bardhi, duket si një ‘Andreoti në miniaturë’”, politologu: Pse nuk mund të ketë marrëveshje mes qeverisë dhe Rithemelimit

Politologu Alban Daci, ka analizuar situatën politike në Shqipëri dhe konkretisht u ndal tek përpjekjet e opozitës për të hequr dorë nga veprimet e dhunshme në Parlament.
Ai theksoi se qeveria nuk mund të bëjë asnjë marrëveshje, me një krah politik, pas të cilit qëndron një peron i shpallur “non grata” nga SHBA. Gjatë intervistës në Real Story, Daci renditi arsyet se pse nuk mund të ketë marrëveshje mes Rithemelimit dhe mazhorancës socialiste.
“Ne jemi një republike parlamentare dhe e dimë se si funksionon një republikë parlamentare që shumica vendos, por respekton edhe pakicën. Unë mendoj se nuk do kemi asnjë lloj marrëveshje dhe ko për dy arsye. Arsyeja e parë është sepse kjo marrëveshje nuk përfaqëson interesat e shqiptarëve dhe demokratëve, por përfaqëson interesat e një establishmenti në krizë, i cili kërkon me çdo kushte të jetë faktor politik në vend edhe pse koha I ka kaluar këtij establishmenti, kërkohet të legjitimohet një person non grata i deligjitumuar dhe Edi Rama duke qenë kryeministër i Shqipërisë me një bazë në Kuçovë, e cila sapo është inaugurua ai kurrsesi nuk mund të bëjë legjitimimin e një personi të shpallur të padëshiruar nga aleati jonë strategjik, SHBA dhe këtë përgjigje e tha shumë qartë Rama në deklaratën e tij bërë në version online”, tha ai.
Ai foli edhe për rolin e Gazment Bardhit, për të cilin u shpreh se duket më tepër si një “Giulio Andreoti në miniaturë” dhe rruga që ka nisur nuk do t’i prodhojë asnjë rezultat pozitiv.
“Sa i përket faktit Bardhi, në e kam cilësuar, fatkeqësisht Shqipëria ka imituar modelin më të gabuar të Italisë, ka imituar modelin politik. Unë e kam konsideruar Bardhi një Andreoti në miniaturë, i cili nuk ka mbështetje në popullaritet dhe nuk është një lider. Është një aventurë politike, e cila nuk do t’i sjellë asnjë lloj rezultatit”, shtoi ai.
-
Rama e bën të premten pushim për administratën
13 Mars, 20:21
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

