Berisha: U bëj thirrje prokurorëve dhe hetuesve të SPAK, të pështyjnë në surrat kriminelin Dumani!

21 Qershor 2024, 21:27 / POLITIKË ALFA PRESS

Berisha: U bëj thirrje prokurorëve dhe hetuesve të SPAK, të
Kryetari i PD, Sali Berisha në fjalën e tij nga ballkoni i shtëpisë, ku ndodhet nën arrest shtëpie ka sulmuar sërish kreun e SPAK, Altin Dumanin.

Berisha është shprehur se u bën thirrje prokurorëve dhe hetuesve të SPAK, të pështyjnë në surrat kriminelin Dumani.

Berisha: Edi Rama, ky famëzi punon ditë e natë për një Shqipëri pa opozitë.
Sot nuk ka vend tjetër në Europë ku tre liderët e partive kryesore opozitare janë në arrest ose nën ndjekje nga hanxharët e këtij regjimi.

Nga Dumanë dhe Zamanë, kriminelë pengmarrës, që nuk kanë ligj as Kushtetutë.
Që qëndron në detyrë vetëm me peqe lepe, duke shkelmuar Kushtetutën e vendit të tij.

I bëj thirrje çdo punonjësi të atij institucioni të pështyjë në surrat Altin Dumanin, që nuk ka nder, nuk ka Kushtetutë, por është një lëpirës që lëpin kockat që i hedh Edi Rama dhe zbaton urdhrat e tij.
U bëj thirrje prokurorëve, u bëj thirrje hetuesve, mos zbatoni urdhrat të një krimineli kushtetues.

Të një njeriu që nuk ka marrë votat, po vetëm me peqe lepe qëndron aty dhe mendon se është prokurori i të huajve dhe jo i shqiptarëve.

Është një mercenar i Edi Ramës, i mafies ndërkombëtare.Aty e ka dosjen e McGonigalit, rasti më flagrant në historinë e Europës dhe botë, ku kryeministri ka korruptuar me 225 mijë dollarë shefin e kundërzbulimit, në SHBA futet në burg, kurse McGonigalë të tjerë mbrojnë Edi Ramën në Tiranë.