Basha “bëhet i gjallë” në Amerikë, u bashkohet partive të djathta: Diskutuam për luftën ndaj krimit dhe korrupsionit!

7 Dhjetor 2022, 20:21 / POLITIKË ALFA PRESS

Basha “bëhet i gjallë” në Amerikë, u bashkohet

Lulzim Basha rrallë herë ka qenë në qendër të vëmendjes pas tërheqjes nga detyra si kreu i Partisë Demokratike. Megjithëse deputet i thjeshtë, ish-kryedemokrati ka vizituar së fundmi SHBA-në, ku ka marrë pjesë në forumin e partive të djathtave.

Forumi, i cili çeli siparin një ditë më parë, ka pjesëmarrës personalite të së djathtës nga e mbarë bota. Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Basha shprehet se ka takuar Presidentin e Institutit Ndërkombëtar Republikan Daniel Twining në selinë e IRI në Washington.

Basha thekson se diskutuam gjerësisht mbi situatën në Shqipëri, domosdoshmërinë e forcimit të demokracisë, shtetit të së drejtës, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

“Takim shumë i frytshëm me Presidentin e Institutit Ndërkombëtar Republikan Daniel Twining në selinë e IRI në Washington. Diskutuam gjerësisht mbi situatën në Shqipëri, domosdoshmërinë e forcimit të demokracisë, shtetit të së drejtës, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Ramë dakord për intensifikimin e bashkëpunimit në mënyrë që vlerat Euro-Atlantike të jenë udhërrëfyes për ndërtimin e një qeverisje dhe shteti në shërbim të qytetarëve dhe jo një grupi individësh”– shkruan Basha.

E pranishme në ditën e pare ishte dhe Ronna McDaniel kryetare e Komitetit Kombëtar Republikan.

 

 

Po ndodh...