Basha: Hapja e bazës në Kuçovë, lajm i mirë jo vetëm për Shqipërinë, por për sigurinë e të gjithë rajonit

Në një postim në profilin e tij në rrjetin social facebook, kreu i PD, Lulzim Basha, shprehet se "hapja e bazës së Kuçovës është një lajm i mirë jo vetëm për Shqipërinë, por për sigurinë e të gjithë Rajonit në një kohë të trazuar".
"Mirënjohje NATO-s, SHBA, Turqisë, Italisë, Gjermanisë, Britanisë së Madhe dhe aleatëve të tjerë për ndihmën dhe mbështetjen për paqe dhe siguri në Ballkanin Perëndimor." - shkruan kreu i PD, Lulzim Basha.
Më poshtë reagimi i plotë:
Anëtarësimi i Shqipërisë në NATO 15 vjet më parë ishtë një nga arritjet më të mëdha të shqiptarëve. Sot falë mbështetjes së Aleancës më të madhe të sigurisë u hap baza ajrore e NATO-s në Kuçovë.
Ky është një lajm i mirë jo vetëm për Shqipërinë, por për sigurinë e të gjithë rajonit në një kohe të trazuar dhe të kërcënuar nga përpjekjet e Rusisë për të krijuar vatra te reja konflikti në Ballkanin Perëndimor.
Mirënjohje NATO-s, SHBA, Turqisë, Italisë, Gjermanisë, Britanisë së Madhe dhe aleatëve të tjerë për ndihmën dhe mbështetjen për paqe dhe siguri në Ballkanin Perëndimor.
Po ndodh...
Protesta, shenja e kohës së pamjaftueshme të Berishës për të ringjallur PD
ide
Një popull që nuk lexon, sundohet nga ai që kontrollon ekranin
Sa herë artistët e intelektualët heshtin, flet frika!
Për një Republikë të Katërt, të Re!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



