
Basha i përgjigjet Ramës: Për kryeministrin kush nuk vjedh, fle gjumë

Pas përhapjes së një lajmi të rremë që pretendonte se Lulzim Basha kishte humbur jetën në një aksident automobilistik, ka ardhur një reagim në formë ironike edhe nga kryeministri Rama.
Rama shkruan: "Mos e prish gjumin për kaq gjë, ty të marrin të keqen".
Kreu i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, i është përgjigjur kryeministrit duke thënë se kush nuk vjedh, për Edi Ramën fle gjumë. Ai shprehet se nuk ka halle të tilla që Ramën e shqetësojnë, si akuzat për lidhjet me Çyrbet e kapura duke blerë vota krimi, apo “mikun” McGonigal, që sot është në burg, i paguar, për të sajuar poshtërsi ndaj Bashës.
Postimi i plotë i Bashës:
E di, për ty, kush nuk vjedh, fle gjumë. Nuk kam nga ato halle, që ty ta kanë vrarë gjumin, me shokë e shoqe, që t’i zunë me mollë e dardhë, "pas shpine", me çyrbet e kapura duke blerë vota krimi për ty, apo “mikun” tënd McGonigal, që sot është në burg, i paguar, për të sajuar poshtërsi ndaj meje.
-
Donald Trump përjashton transgjinorët nga ushtria
27 Janar, 18:21 -

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128