Basha me deputeten ukrainase në KiE: Fitorja e Ukrainës është fitore e gjithë Europës
Gjatë punimeve në Këshillin e Europës, kreu i PD-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, është takuar me deputeten e Urainës Maria Mezentseva në KiE.
Me anë të një postimi në facebook, Basha shprehet se zonja Mezentseva është shembulli i një deputeteje, që lufton çdo sekondë për të ndihmuar vendin e saj në përballjen me agresionin rus.
Ai më tej shkruan se ndërsa familja e saj është vazhdimisht nën rrezikun e sulmeve të vazhdueshme të Rusisë, ajo është zëri i Ukrainës në Këshillin e Europës dhe shfrytëzon çdo mundësi për të mbledhur ndihma dhe mbështetje për popullin e saj.
Postimi i plotë i Bashës:
Me deputeten e Ukrainës Maria Mezentseva, kemi biseduar shpesh gjatë vitit të fundit, gjatë kohës që punoja për hartimin e raportit për konfiskimin e aseteve ruse. Ajo është shembulli i një deputeteje, që lufton çdo sekondë për të ndihmuar vendin e saj në përballjen me agresionin rus.
Ndërsa familja e saj është vazhdimisht nën rrezikun e sulmeve të vazhdueshme të Rusisë, ajo është zëri i Ukrainës në Këshillin e Europës dhe shfrytëzon çdo mundësi për të mbledhur ndihma dhe mbështetje për popullin e saj.
Edhe sot, pothuajse tre vjet pas nisjes së luftës, ajo vijon me të njëjtin angazhim dhe intensitet punën, për Ukrainën dhe bashkëkombasit e saj.
Ne qëndrojmë krah për krah, sepse fitorja e Ukrainës nuk është vetëm fitore e një vendi, por e gjithë Europës.
ide
Kush e kërkon dhe kush investon te kërkesa për qeveri teknike?
Diplomacia fetare e Turqisë!
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128