Basha: Përgjegjës për mos avancimin e projektligjeve në Kuvend, edhe revolucionarët e 5 muajve

3 Prill 2024, 18:08 / POLITIKË ALFA PRESS

Basha: Përgjegjës për mos avancimin e projektligjeve në
Kryetari i PD, Lulzim Basha është pyetur sot gjatë një konference për mediat në lidhje me muajt e fundit të tensioneve në Parlament se përse ai nuk i është bashkuar protestës së Rithemelimit për shkak se të dyja palët bashkoheshin në mospranimin e projektligjeve të tyre nga mazhoranca socialiste.

Basha u shpreh se Partia Socialiste e ka pasur të lehtë të mos diskutonte projektligjet duke pasur “alibinë perfekte”.

Sipas tij përgjegjësinë për mos avancimin e këtyre ligjeve e ka jo vetëm PS, por edhe “revolucionarët e pesë muajve që tani kanë rënë në kotecin e pazarit”.

Nga shtatori projektligjet që keni depozituar nuk janë marrë parasysh nga mazhoranca socialiste. Përse ju nuk keni protestuar me kolegët tuaj të opozitës, sepse ka qenë e njëjta temë mos pranimi i projektligjeve?

Basha:Ky debat godet brenda opozitës dhe dua ta mbaj minimalist. PS e ka pasur të lehtë të thoshte nuk i fusim sepse këta na prishin seancat. Sjellja e këtyre muajve revolucion ka qenë alibia perfekte, pra përgjegjësinë për mos avancimin e këtyre ligjeve e ka jo vetëm PS, por edhe revolucionarët e pesë muajve që tani kanë rënë në kotecin e pazarit.

 

ide