
Basha: Rama do votën për të shpëtuar shokët, Berisha për të shpëtuar Metën. Koalicioni Euroatlantik në krah të SPAK

Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik Lulzim Basha, në emisionin “Të Paekspozuarit” me gazetarin Ylli Rakipi në MCN TV, theksoi se Rama dhe Berisha janë dy anë të së njëjtës medalje.
Ai përmendi votën e dhënë nga Berisha për të mbyllur listat, lirimin e të korruptuarve dhe mungesën e komisioneve hetimore të premtuara për charterin dhe rastin McGonigal. Sipas Bashës, këto janë fakte që tregojnë bashkëpunimin e qartë mes dy liderëve të tranzicionit.
Ndërkohë, në një replikë me Abilekajn, Basha theksoi se “Berishën e ka nxjerrë aty Edi Rama për të bërë sikur ka betejë. Kanë edhe kandidatë të përbashkët. Ose je me Ramën, ose me familjen tënde. Ose me Ramën, ose me Shqipërinë”.
Fjala e Bashës:
Lulzim Basha: Ramën e ndihmon Berisha mjaftueshëm, janë bashkë. Nuk ka pse e ndihmoj unë, sepse unë dua t'i çoj të shokët te 313. Rama do votën të njerrë shokët. Berisha e do për të nxjerrë Ilirin. Ramën e ka bërë bashkë kulla Mali i Tiranës, lirimi i të korruptuarve, Berisha i dha votën. Mbyllën listat. Premtoi Berisha Komision Hetimor për charterin, për McGonigal, nuk i bëri. Janë fakte.
Berishën e ka nxjerrë aty Edi Rama për të bërë sikur ka betejë. Ai e ka nxjerrë Berishën për të bërë sikur ka betejë, ka edhe kandidatë të përbashkët. Ose me Ramën ose me familjen tënde. Ose me Ramën ose me Shqipërinë.
Vota për ne është e vetmja votë kundër korrupsionit.
Lulzim Basha: I vetmi që lufton Ramën jam unë, të tjerët janë bashkë me të. Bashkë i bëjnë pazarët, mbyllën listat, edhe kandidatë i kanë të përbashkët që te kandidatët e Benet Becit në Shkodër dhe pastaj Elvis Rroshi, në listën e Sali Berishës.
Se e kanë Elvis Rroshin, paradite Rama dhe mbasdite Berisha? Rama ka stretegji, të bëjë sikur bën betejë me Berishën.

Pse janë mbledhur bashkë të gjithë të korruptuarit kundër Lulzim Bashës?
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128