Basha: SPAK, e vetmja shpresë për pastrimin e ‘politikës së zullumit’! ‘Sfidë’ Ramës, Berishës e Metës: A i doni listat e hapura?

2 Shkurt 2024, 19:50 / POLITIKË ALFA PRESS

Basha: SPAK, e vetmja shpresë për pastrimin e ‘politikës

Kryedemokratin Lulzim Bashën tha sot se SPAK është kthyer në shpresën e vetme për të pastruar zullumin e politikës 33 vjeçare të tranzicionit, e ndaj, është kthyer në shënjestër akuzash e përpjekjesh për ta kontrolluar.

“SPAK-u është e vetmja shpresë, ndaj duan ta mbysin. Nuk do t’ia dalin, jo vetëm pse PD e mbështet pa kushte, por sepse kemi ne krah SHBA-të dhe BE, vetëm me standardet dhe parimet që kanë shoqëritë e tyre”
Duke u ndalur te Reforma Zgjedhore, që vijon të përplasë palët, Basha i drejtoi një pyetje të drejtpërdrejtë Ramës, Berishës e Metës:

 “Pyetja është një për politikën shqiptare, Ramën, Berishës e ndjekësit e tij, Metës e ndjekësit e tij, jeni apo jo pro listave të hapura, jeni apo nuk jeni për barazinë e votës, jeni apo nuk jeni për Shqipëria një zonë zgjedhore, jeni apo nuk jeni për votën e diasporës? Reformë zgjedhore dhe mbështetje pa kushte për drejtësinë janë prioritete kryesore për PD”.

Përgjatë takimit me degët 8 dhe 2, në Kuvendet Zgjedhore të tyre, Basha tha se PD ka gati programin elektoral për zgjedhjet e 2025 si dhe shpejt do ketë gati kandidatët duke lënë të kuptohet se kreu I PD nuk do të presë bashkimin e opozitës për të dalë në garën e vitit të ardhshëm për zgjedhjet e përgjithshme.

 

Po ndodh...