Bashkëpunim me PS-në për të ndryshuar afatin për votën e diasporës? Berisha: PD po bën çdo përpjekje...

10 Janar 2025, 13:57 / POLITIKË ALFA PRESS

Bashkëpunim me PS-në për të ndryshuar afatin për

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mbajti sot fjalën gjatë konferencës së përjavshme me gazetarët ku foli ndër të tjera për zgjedhjet e 11 Majit dhe votën e diasporës.

I pyetur nëse PD do të bashkëpunojë me PS për të ndryshuar kodin ligjor për një shtyrje të afatit për procedurat për votën e diasporës, Berisha tha se PD është në negociata e sipër për këtë ndryshim të kodit, për deri sa i shërben transparencës së votës së diasporës.

Berisha tha se PD do të miratojë çdo kërkesë që i shërben transparencës.

Di që janë në negociata. Di që po zhvillohen negociata. Kemi shpallur publikisht se kërkesat e arsyeshme që shkojnë në favor të transparencës dhe mundësisë së votës së diasporës do miratohen nga ne, qoftë edhe në rast se do duhen ndryshime të tjera ligjore. Ne e kemi shprehur në cilin stad se janë këto ditë dhe po negociojnë”, u shpreh kreu i Partisë Demokratike.

 

Po ndodh...

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128