“Bashkim në diversitet, apo dorëzim pa dinjitet?!”/ Ferdinand Xhaferaj kundër Berishës, Bardhi kundër grevës së urisë

28 Shkurt 2024, 22:08 / POLITIKË ALFA PRESS

“Bashkim në diversitet, apo dorëzim pa dinjitet?!”/
Në mbledhjen e grupit parlamentar të grupit Bardhi-Berisha të Rithemelimit, mësohet se ka pasur debate te forta rreth asaj se a do ta përshkallëzohet përballja me maxhorancën apo do vijojnë me bllokimin e punimeve të seancave plenare në Kuvend?

Bledjon Nallbati dhe të tjerë propozuan përshkallëzimin e qëndresës, e cila mund të shkojë deri edhe në ngujim në grevë urie brenda ambienteve të Kuvendit, propozim që nuk mori shumë mbështetje edhe nga deputetë që njihen për linjën e tyre të ashpër ndaj kësaj maxhorance.

Ky propozim nuk u mbështet as nga Gazment Bardhi, i cili udhëhoqi edhe një bashkim me grupin e Berishës.

Ferdinand Xhaferaj ka shprehur shqetësimin mbi parashtrimin e programit të PD nga Berisha pa u konsultuar me grupin, ndërsa në lidhje me bashkimin shtroi edhe pyetjen nëse bëhet fjalë për një “bashkim në diversitet, apo dorëzim pa dinjitet”, ndërsa kërkoi edhe rikthimin në Kuvend të opozitës.

 

Po ndodh...