
Batuta pa kripë e ish deputetit socialist Asllan Dogjani

Deputeti i PD Asllan Dogjani, sot nga foltorja e kuvendit lëshoi një “shaka” sipas tij, ku duke përmendur disa atentate dhe vrasje, ngatërroi qëllimisht emrat.
Në fillim ai tha Fadil Nasufi, duke e ngatërruar me Bujar Nasufin, ky vërtet ishte lapsusi i parë i deputetit të konvertuar në demokrat në 2013. Por pas këtij lapsusi ai qëllimisht ngatërroi Lulzim Vishën me Lulzim Bashën.
Kjo mbase për të lekuiduar me ish miqtë e tij socialistë, pasi Dogjani vjen nga e majta dhe ka qënë deputet i PS.
Më saktë kur Ibsen Elezi i drejtohej Berishës në “Kuvendin Kombëtar”: “Doktor kundërshtarin tim në Kukës e solle deputet të sigurt në Tiranë”, i referohej pikërisht Asllan Dogjanit.
Po sërish kjo batutë pa kripë drejtuar Lulzim Bashës, ishte e pavënd, pasi publiku sheh një deputet që luan me emrat duke i ngatërruar qëllimisht.
Po sikur Dogjani ta kishte bërë batutën me një nga kolegët e grupit të tij, do ta harronte kandidimin për deputet ndaj dhe ai e gjeti sërish armikun dhe ashtu siç bën dhe lideri i tij, duke shigjetuar Lulzim Bashën./Alfapress.al

ide

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!

Opozita, akoma larg një projekti për rrotacionin e pushtetit

top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128