“BE, bekimi më i madh për Shqipërinë”, Rama lëvdata servile Europës: Jemi nxënës ambiciozë
Kryeministri Edi Rama është shprehur se Bashkimi Europian është një bekim për vendin teksa theksoi se “ndryshe do ta kishte të pamundur të bënte shtetin që po bën”
“Ne jemi nxënës ambicioz në këtë proces”, iu drejtua kryeministri ambadadorit të BE-së Silvio Gonzato në konferencën për raportprogresin.
Por kreu i qeverisë theksoi se “jemi të vetëdijshëm që për të marrë notën maksimale, që është vula e anëtarësimit kemi shumë akoma për të bërë dhe kemi të meta e boshllëqe për të adresuar”, duke shtuar se vendi e ka kapcitetin për ta bërë falë partneritetit me Komisionin Europian.
Edi Rama: Kush flet për BE, kush del në ekrane dhe kush merr penën nëpërmjet kompjuterit bën mirë ta lexojë. Është një bazë e pazëvendësueshme për gjëra që bëjnë sens kur flasim për procesin e anëtarësimit të vendit.
Është pasqyrua më besnike e realitetit të zhvillimeve në vend në 12 muajt e fundit, të gjithë të tjerët shkruajnë, japin opinione, por janë shumë larg profesionalizmit të këtij raporti.
Ndaj BE, Komisioni Europian janë bekimi më i madh për një vend si Shqipëria ndryshe do ta kishte të pamundur të bënte shtetin që po bën dhe të bëhej pjesë e një familje me vlera, standarde e kritere funksionimi si askund tjetër në botë.
Faleminderit për raportin, kritikat, detyrat, vlerësimet, ne jemi nxënës ambicioz në këtë proces. Më vjen mirë që nga viti në vit marrim nota të mira. Por jemi të vetëdijshëm që për të marrë notën maksimale, që është vula e anëtarësimit kemi shumë akoma për të bërë dhe kemi të meta e boshllëqe për të adresuar. Jemi të bindur se kemi kapacitetin për të adresuar falë edhe partneritetit me Komisionin europian
Pse hesht Sali Berisha për skandalin Çyrbja?
ide
Më mirë vetëm se i keq shoqëruar!
Pse shqiptarët duhet të shikojnë ekonominë në zgjedhjet 2025
Qeveria e saboton punën e SPAK (edhe) duke mos e mbështetur financiarisht
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128