Beleri i kthen borxhin Berishës/ Para militantëve në Athinë: Jam i damkosur, Saliu më ndihmoi

2 Shkurt 2025, 16:19 / POLITIKË ALFA PRESS

Beleri i kthen borxhin Berishës/ Para militantëve në Athinë:

Eurodeputet i Greqise, me punë në Bruksel, Fredi Beleri, ka hyrë në fushatën elektorale në Shqipëri, në krah të Partisë Demokratike.

Duket se Beleri po i kthen borxhin e kandidimit në Himare Sali Berishës në 2023, duke pranuar dhe vetë përpara militantëve te PD-së në Athinë, se është një figurë "e damkosur" në Shqipëri, por fal Berishës arriti të fitojë në zgjedhje, sipas tij duke ndihmuar demokracinë.

Në vitin 2023, Berisha firmosi një marrëveshje me Vangjel Dulen, për të kandiduar Fredi Belerin në Himarë ne zgjedhjet lokale, duke anuluar aty edhe primaret e Partisë Demokratike, për ti vënë demokratët e Himarës në "detyrim- përcaktim" që të mos kishin alternative tjeter opozitare, veçse kandidatit te Omonias dhe PBDNj.

Dy dite para zgjedhjeve Beleri u arrestua për shitblerje votash, por me ndihmën e votave të demokrateve  fitoi zgjedhjet nga burgu.

Më pas ai u dënua dhe e humbi mandatin e kryebashkiakut, duke mos u ulur asnjë ditë në zyrë.

Ndërhyrja e Belerit në fushatën e zgjedhjeve të përgjithshme të 11 majit, mund të vijë edhe nga një dëshirë e tij, tashme publike, për të rikandiduar sërish per kandidat per deputet apo kryebashkiak ne Shqiperi, por denimi qe mori nuk ia lejon me ligj.

 

ide