Beleri kundër 4 gushtit, avokatja kërkon rrëzimin e dekretit të Presidentit

30 Korrik 2024, 11:53 / POLITIKË ALFA PRESS

Beleri kundër 4 gushtit, avokatja kërkon rrëzimin e dekretit

Fredi Beleri kërkon të pezullojë dekretin e presidentit Bajram Begaj për shpalljen e zgjedhjeve për bashkinë e Himarës më 4 gusht. 

Sot do të mbahet seanca e radhës në Gjykatën Administrative, ku do të shqyrtohet pretendimi i Belerit.

Avokatja e Fredi Belerit dhe PBDNJ, Klodiana Gjyzari tha se  “Presidenti caktoi një date pa skaduar afati që Fredi Beleri te ankimoi vendimin e KQZ, ka te drejte deri me 5 gusht ora 16:00”

Më 5 korrik, Presidenti Bajram Begaj dekretoi 4 gushtin si datë për zgjedhjet e reja në Himarë.

Vendimi i presidentit erdhi pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi heqjen e mandatit të Belerit si kryebashkiak i Himarës, pas dënimit të tij me formë të prerë me 2 vite burg për korrupsion në zgjedhje.

 

Po ndodh...

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128