Belind Këlliçi e bën fakt të kryer: Non Grata e Berishës do hiqet pa diskutim, presim lajme nga republikanët!
31 Janar 2025, 20:10 / POLITIKË

Në studion e News 24 ka qenë i ftuar drejtuesi politik i PD për Tiranën, Belind Këlliçi, i cili përveç protestës së opozitës me 8 shkurt ka diskutuar edhe për heqjen e non-gratës së kreut të PD Sali Berishës.
Ai e cilëson tashmë fakt të kryer heqjen e nongratës dhe pse ende nuk ka asnjë të dhënë zyrtare apo deklaratë ku të bazohet.
Ai tha vetëm se po pret lajme shumë të mira nga Partia Republikane në SHBA, ndërsa theksoi se administrata e re do të heqë ‘non-gratën’ e kreut të PD “pa diskutim”.
“Ne aktualisht po presim shumë lajme të mira nga Partia Republikane në SHBA për heqjen e non-gratës së kreut të PD. Opozita do të jetë më e fortë, dhe së bashku me qytetarët do fitojmë bindshëm në zgjedhjet parlamentare në 11 maj” përfundoi ai.
Po ndodh...
ide
Pse tifozeria e Kosovës ishte aq e vdekur dhe mungonin simbolet kuqezi?
Nga Kreshnik Spahiu
Rama-Berisha, nga burra shteti në Kameleon!
Nga Ermal Peçi
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

