“Beqaj, Çyrbja, Bllako, Veliaj, në të njëjtin sektor, i ndan vetëm një mur”/ Gazetarja jep detaje: Ja pse kryebashkiaku i Tiranës u dërgua në Durrës

15 Shkurt 2025, 19:00 / POLITIKË ALFA PRESS

“Beqaj, Çyrbja, Bllako, Veliaj, në të njëjtin
Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në ‘Kjo Javë” me Nisida Tufën në News24, ka deklaruar se kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj është në të njëjtin sektor në burgun e Durrësit si ish-ministri Ilir Beqaj, Alqi Bllako dhe Jurgis Cyrbja.

Ajo ka zbuluar edhe arsyen e përse Veliaj është dërguar në Durrës dhe jo tek 313-a në Tiranë.

Vendimin e merr Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve që bën një vlerësim të rrezikshmërisë.
Veliaj është një zyrtar i lartë nuk ka rrezik arratisje. Në momentin kur u dha masa të arrestit me burg për Vleiajn, të burgosurit lëshuan akuza të forta ndaj tij dhe kjo është parë mesa duket si mundësi për incidente dhe element rrisku. Për shkak se Veliaj ka adresën e banimit në Tiranë, më afër është Durrësi.

Beqaj, Çyrbja, Bllako, Veliaj, që janë në të njëjtin sektor, i ndan vetëm një mur, mund të komunikojnë me njëri tjetrin. Është një sektor i bërë enkas për zyrtarë”, tha ajo.

 

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128