
Berisha akuza nga Vlora: Lubi Balluku mori 50 milionë euro me tunelin e Llogarasë! Ndërton rrugë për të falimentuar bizneset

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha nga Vlora hodha akuza në drejtim të ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku duke thënë se “mori 50 milionë euro me tunelin e Llogarasë”.
Po ashtu Berisha akuzoi atë dhe kryeministrin Rama se ndërton rrugë për të falimentuar bizneset në parkun e Llogarasë.
AI tha se kur PD të vijë në pushtet këtë do ta korrigjojë.
“A e dini ju që me tunelin Llogarasë ja mbylli sytë qafës më të bukur që ka Shqipëria, që hapet pamja më madhështore e detit, për të marrë 50-60 mln euro me Lubi Ballukun dhe tani ndërton rrugën për ti falimentuar të gjitha bizneset e parkut të Llogarasë. I garantoj ata se ajo do korrigjohet. Investimet në parkun e Llogarasë janë investimet më të mira”, tha kryedemokrati.
Më tej Berisha premtoi se taksa për biznesin e vogël nuk do jetë më shumë se 1% e xhiros.
“Taksa tatim fitimi nga 23% për bizneset zbret në 10% dhe tvsh zbret në 15%. Çdo fermer tha ai do të subvencionohet”, tha Sali Berisha.

ide

Fushata e lodhur e Edi Ramës!


5 mësime që Berisha i dha Shqiptarëve me 6 milionë dollarët e tij!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128