Berisha: Ambasadorja Kim çdo javë në SPAK, duke kërkuar burg për mua!
22 April 2023, 11:59 / POLITIKË

Ish- Kryeministri Sali Berisha deklaroi këtë të premte në "Zonë e Lirë" se ambasadorja amerikane në vendin tonë Yuri Kim, u ka kërkuar prokurorëve të SPAK arrestimin e tij.
“Shkonte çdo javë në ‘SKAP’ dhe thoshte: pse se arrestoni. Ata do e bënin me kënaqësinë më të madhe, por s’kishin prova”, tha Berisha.
Më tej, ai shtoi se gjatë ushtrimit të detyrave që ka pasur, ka zbatuar gjithnjë ligjin.
Prokurorinë e Posaçme e quajti të kapur nga Rama. “Mbyllen çështje monstruoze, drejtësia sot është organizata më e kapur e këtij vendi”, tha Berisha.
Më tej, kryedemokrati tha se ndryshe nga ai, kryeministri Edi Rama është i përfshirë në afera të shumta korruptive.
Po ndodh...
Basha, Berisha dhe një takim me prindër në SHBA!
Nga Ermal Peçi
ide
Edi Rama, kujt i ankohesh? Ti ke qenë problemi!
Nga Gjergji Nika
Tashmë e dimë që Edi Rama nuk ka limit, por a e ka SPAK limit Ramën?
Nga Sidi Hasanaj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


