Berisha: Ata që besojnë se regjimi përmbyset me votë, mashtrojnë veten!

20 Janar 2026, 19:10 / POLITIKË ALFA PRESS

Berisha: Ata që besojnë se regjimi përmbyset me votë,

Gjatë fjalës së mbajtur në Foltoren e radhës, e organizuar në njësinë nr.4, kreu i PD, Sali Berisha u ndal tek dosja e AKSHI-it, për të cilin ai tha se u morën peng 2 biznesmenë që guxuan të paraqisnin ofertat, tenderat e të cilëve duhet ti fitonte me cdo kusht baxhanaku dhe askush tjetër.

Berisha tha se ky regjim dhe cilado diktaturë nuk munden me anë të votës.

Sali Berisha: Dy pengmarrje, dy biznesmenë janë marrë peng se guxonin të paraqisnin tenderë që duhet të fitonte baxhanaku. Nuk ka pse të ndalem gjatë, vetë jeni të vetëdijshëm në zinxhirin e pafund të krimeve që kanë kryer. Jemi në një moment kritik, të ekzistencës sonë. Të përmbushjes së misionit tonë. Asgjë nuk përcaktojë fatin e PD-së, se sa përmbushja e misionit tonë. Përmbysja e këtij regjimi.

Diktatura nuk janë të lehta të përmbysen. Janë shumë të vështira, por diktaturat autoritare përmbysen vetëm në revoltë popullore. Ata që besojnë se mund ta përmbysin me votë, mashtrojnë veten e tyre. Të harrojmë çdo gjë. Gjithçka, por të vijmë me datën 8 maj të 2025. Narko diktatori deklaron se fala të gjitha gjobat dhe kamatat.

Ishin 10 herë më shumë se imagjinoja unë që kam qenë kryeministër. Ishin 2 mld euro. Vetëm ato, interesonin 200 mijë familje. Nuk ka zgjedhje me diktatorët. Jo një popull me elektorat me 1mln 400 mijë. Por edhe me elektorat 3 mln votues, ja rrëzojnë zgjedhjet. Kurrë një kryeministër që beson në dinjitetin njerëzor, nuk mund të bëjë një akt të tillë.

Për Mirlindën thotë unë kam respekt maksimal. 2 pengmarrje, dy biznesmenë janë marrë peng se guxonin të paraqisnin ofertat, tenderat e të cilëve duhet ti fitonte me cdo kusht baxhanaku dhe askush tjetër.

Po ndodh...