Denoncimi i fortë i Berishës: Qeveria ka ulur me 2% ndihmën ekonomike

28 Qershor 2022, 14:32 / POLITIKË ALFA PRESS

Denoncimi i fortë i Berishës: Qeveria ka ulur me 2% ndihmën

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur ditën e sotme në një konferencë për mediat në lidhje me rritjen e çmimeve të ushqimeve dhe karburanteve. Berisha ka akuzuar qeverinë se ka ulur me 2% ndihmën ekonomike për familjet në nevojë.

“Si mundet që nafta të ketë çmim identik me Finlandën, Norvegjinë e Zvicrën kur rrogat janë 8 herë më të ulëta dhe nëse Zvicra nuk nxjerr asnjë ton naftë Shqipëria nxjerr një milion ton naftë në vit.

Shqiptarëve po u ngushtohet laku që u ka vendosur Rama me çmimet, të dhëna shumë të qarta të sakta kanë treguar se vetëm nga TVSH-ja e çmimeve të rritura, qeveria ka përfituar 340 milionë euro e jo që nuk ua ka kthyer qytetarëve për lehtësim po themi gjysmën e tyre, por përkundrazi qeveria ka ulur me 2% ndihmën ekonomike për familjet në nevojë.

Pra kemi të bëjmë me një qeveri e cila nuk ka asnjë moral dhe që merr cdo vendim sikur ky popull nuk ushqehet, nuk vishet, nuk lëviz”, tha Berisha.

 

Po ndodh...

ide

receta Alfa

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128