Berisha: Dua të jem i hapur, të themi se do fitojmë zgjedhjet do ishte lojë makbethiane me ju!
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha theksoi se protesta kombëtare e opozitës e thirrur në datë 7 tetor përpara kryeministrisë, po tmerron Edi Ramën.
Gjithashtu Berisha u ndal edhe te opozitarët e opozitës, të cilët sipas kreut të PD, po tmerrohen jo më pak, si një rracë e shpifur shqiptarësh. Por ai në një moment sinqeriteti i sqaroi ndjekësit, se nuk mund të pretendohet për fitore në zgjedhjet e 2025 dhe nëse e premtonte këtë atëherë do bënte një lojë makbethiane me demokratët.
Berisha: Unë e di dhe ndjej dhimbje se mbi supet tuaja të dashur demokratë e demokratë, të dashur qytetare e qytetarë, rëndon tejet e rëndë mashtrimi i propagandës së përditshme të mobokracisë, të narkodiktaturës, e cila u servir ju nga mëngjesi gjer në darkë me qindra e qindra herë rrëmbimin e votës si fitore të Edi Ramës.
Vjedhjen e votës si zotësi të Edi Ramës.
Vjedhjen e votës si dobësi të opozitës.
Farsën elektorale si proces elektoral.
Të gjitha këto janë realitet që e vështirësojnë punën tonë, por janë realitet i kapërcyeshëm sepse e vërteta është me ne.
Miqtë e mi, duhet të jemi i hapur me ju dhe çdo shqiptar, për Sali Berishën, për drejtuesit e PD, do të ishte e thjeshtë të shpallnin se do fitojmë zgjedhjet, se do shkojmë drejt zgjedhjeve, se do mbrojmë votën.
Por, kjo do ishte një lojë makbethiane mbi vullnetin tuaj, mbi besimin tuaj, mbi ndërgjegjen tuaj, mbi ndjenjat tuaja.
Kur them se me Edi Ramën nuk ka zgjedhje të lira, kjo nuk do të thotë kurrë se ne heqim dorë nga zgjedhjet e lira.
Por ne u themi shqiptarëve, të hapim rrugën, është radha jonë, të largojmë Edi Ramën nga qeveria, të krijojmë qeveri teknike.
Të dashur miq, edhe njëherë rikthehem te tik-taku i orës që unë e mora hua nga Erih Maria Remark, nga një dialog i personazheve të tij tek ‘3 shokët’.
Tik-taku po tmerron Edi Ramën.
Tik-taku po tmerron organizatën e tij kriminale.
Tik-taku po tmerron parlamentarët e krimit, zyrtarët e krimit.
Por po tmerron jo më pak opozitarët e opozitës, këtë racë të shpifur shqiptarësh, të denatyruar gjer në palcë, të cilët opozitarizmin e kanë kuptuar si mbrojtje të Edi Ramës duke sulmuar opozitën.
Harrojnë se ky është misioni më i turpshëm, ky është misioni më i fëlliqur që një njeri mund të marrë përsipër.
Harrojnë se kjo opozitë betejën e ka për votën e lirë dhe vota e lirë duhet të jetë atribut i çdo shqiptari, demokrat, socialist, i paparti, i ri, i moshuar, burrë, grua, cilido qoftë ai.
Shërbëtorë pa moral të padronit të tyre, dërdëllisin çdo natë më keq se edhe vetë rilindasit që nuk guxojnë të dalin në studio, të cilët i ka zënë krimi që kanë kryer.
I tmerrojnë vjedhjet që kanë bërë dhe u shmangen si mi studiove dhe debateve dhe luajnë me dordolecë opozitarët e opozitës.
ide
Pse nuk kemi pasur lider të mëdhenj deri tani?
Trump dhe Europa!
Show me Beqajn në komisionin e "opozitës", si rrezik për politizimin e korrupsionit!
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128