Berisha: Endri Fuga është arratisur, u thirr në SPAK për restorantin e tij pastaj ja mbathi!
Kryetari i PD, Sali Berisha ka hedhur akuza të forta ndaj drejtorit të Komunikimit në Kryeministri, Endri Fuga, duke pretenduar se ky i fundit është larguar nga vendi.
Ai tha se Fuga është thirrur për hetime në lidhje me një çështje që ka të bëjë me një restorant në pronësi të tij, por se ka braktisur vendin menjëherë pas thirrjes nga autoritetet.
“Endri Fuga është arratisur. Pse nuk guxojnë të thonë mediat asnjë fjalë për këtë gjë? A dini gjë ku është Endri Fuga? Më thoni pak. Si nuk guxoni të thoni një fjalë për të arratisurit?”, deklaroi Berisha.
Berisha: Dhe në atë deklaratë, të shkruar në zyrat e Endri Fugës që më duket se… a dini gjë ku është Endri Fuga? Më thoni pak. Si nuk guxoni të thoni një fjalë për të arratisurit?
A e dini se u thirr këtu për restorantin e tij dhe ia mbathi.
Ku janë mediat, shtroj pyetjen unë? Pra, shkrim i porositur nga Endri Fuga.
Më 4 mars pra deklarata që më anatemonin mua me të gjitha epitetet. KLGJ me një pasion të madh shumë.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
