Berisha: Sulmi ndaj meje nga Rama, donte me çdo kusht që unë të mos flisja në protestë

6 Dhjetor 2022, 16:09 / POLITIKË ALFA PRESS

Berisha: Sulmi ndaj meje nga Rama, donte me çdo kusht që unë

Kryetari i PD-së Sali Berisha ka theksuar se kryeministri Edi Rama donte me çdo kusht që kryedemokrati të mos fliste në protestë.

Në konferencën për shtyp nga selia blu, Berisha tha Rama dështoi të mos lejonte zhvillimin e protestës dhe e përdori këtë sulm ndaj tij për të ua servirë europianëve si pistë islamike.

Berisha: Një njeri normal a mund të ketë interes të hedhë në erë pallatin 7 katësh të një pronari mediash, në prag të samitit.

Pse po ta them këtë. Edi Rama është një njeri që nuk kontrollon dot veten. Dhe sigurisht donte me çdo kush që Sali Berisha të mos fliste sot në atë tribunë. Pasi e pa që njerëzit u mblodhën, që i dështoi çdo skenar, përdori këtë.

Ky njeri në të gjitha analizat është i përdorur nga pushteti. Ai mendoi se do të merrja një goditje dhe nuk do të mund të flisja. Dhe këtë do të mund ta mbulonte me një pistë islamike dhe në një audiencë të krishterë siç ishte samiti, do e besonte.

Ishte plotësisht e kalkuluar. Pra kjo që ndodhi ndaj meje sot, ndodhi para pak ditësh me një hotel, pikërisht për ta mbuluar me samitin. Prandaj ata që njohin Ramën, e kanë shumë të qartë, nuk përmbahet dot.

E thirra unë protestën, dhe ai kundëreagimin. Dështoi ai, e keni parë se çfarë turpi, policë në të 4 anët, mbyllën rrugë e lokale, vetëm që të dështonin protestën, por protesta ja ku ishte. E mori përgjigjen. Ndaj dhe ai e përdori këtë dhe do të ua servirte atyre si pistë islamike.

Ia dogja pistën islamike në miting. Dhe vrapo e nxori shkresën. Ja ku është shkresa, e nxori Fuga shkresën. Faktikisht provoi se janë ata vetë. Kjo shkresë e gatshme që po të mos i digjej pista islamike nuk do të kishte nevojë të dilte se do të besohej se terroristët islamikë ja bënë këtë, apo se flet kundër Erdoganit ndonjë i revoltuar më këtë punë.

Kjo është gjithçka, ai shfrytëzoi këtë me shpresën se nuk do të flisja në këtë protestë. E kam thënë unë, 1 po mbeti i dyti jam unë, nuk ka gjallë në botë që mund të mposhtë demokratët.

Po ndodh...

ide

receta Alfa

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128