Berisha i prerë: Protestës së 7 korrikut nuk janë të këshilluar t’i bashkohen Alibeaj dhe Basha

30 Qershor 2022, 21:38 / POLITIKË ALFA PRESS

Berisha i prerë: Protestës së 7 korrikut nuk janë të

Teksa thirrja e tij për protestë më 7 korrik ka shkaktuar mjaft polemika nëse e përçan apo jo opozitën, Berisha ka bërë një deklaratë të rëndësishme duke thënë se  Lulzim Basha dhe Enkelejd Alibeaj nuk janë të këshilluar të bëhen pjesë e protestës së 7 Korrikut.

Duke iu përgjigjur gazetares Fatjona Mejdini se gjysma e grupit nuk e mbështet, Berisha tha: “Deklaratat i përkasin Alibashës. Ai bashkë me Bashën nuk janë të këshilluar të vijnë. Kjo për shkak se janë si zjarrfikës dhe demokratët nuk i duan. Kjo është këshillë, jo përjashtim. Dhashë një këshillë, nuk kam thënë ndalim”.

I pyetur nga gazetari Blendi Fevziu nëse ky mund të merret si kërcënim, Berisha pohoi:  “Këshilla kërcënim nuk është. Tjetri mund të thotë faleminderit, unë do të vij”.

 

Po ndodh...