Berisha konfirmon: Për revolucionin, do të jem në koordinim të plotë me Ilir Metën!

30 Qershor 2022, 21:46 / POLITIKË ALFA PRESS

Berisha konfirmon: Për revolucionin, do të jem në koordinim

Dilemës nëse Ilir Meta do t’i bashkohet Berishës për të bërë opozitë pas përfundimit të mandatit të presidentit i ka dhënë fund kreu i PD. Ky i fundit ka konfirmuar se ka një dakordësim mes tyre për të shpëtuar vendin.

Në studion e emisionit “Opinion”, kryetari i PD Sali Berisha u pyetu nëse mes tij dhe Ilir Metës ka një rakordim për sjelljen opozitare pas zoti Meta të lërë presidencën.

“Absolustisht do ketë një rakordim të plotë, nuk ka rëndësi a ka. Do ketë një rakordim të plotë në frontin për shpëtimin e Shqipiërisë, me Ilir Metën dhe cilindo që do të bashkohet në këtë front”, tha Berisha.

I pyetur lidhur me zërat që Meta do të jetë një kanidat i opozitës për bashkinë e Tiranës, Berisha tha:

“Ne kemi një sistem primaresh nga e cila nuk do të heq dorë. Do të vendosin primaret. Ka marr fund koha që Berisha mbështet këtë apo atë. Berisha do mbështesë cilindo kandidat që fiton në primaret”

 

Po ndodh...