Berisha mbron nga "persekutimi" Veliajn dhe Metën në burg, Rama i jep opozitës Komisionin për të Drejtat e Njeriut!

30 August 2025, 12:47 / POLITIKË ALFA PRESS

Berisha mbron nga "persekutimi" Veliajn dhe Metën në burg,

Ndërkohë që kreu i PD, Sali Berisha, ka ndritur zërin me të madhe se Erion Veliajt dhe Ilir Metës po u shkelen të drejtat dhe po persekutohen në burg, Edi Rama, ka bërë lëvizjen e radhës me konfigurimin e Komisioneve në Kuvendin e ri.

Opozita mund të mbetet jashtë “Integrimit”. Burime i thanë Report TV se, me ristrukturimin e komisioneve parlamentare, të cilat do të shtohen nga 8 në 11, mazhoranca synon të shkrijë në një të vetëm Komisionin për Çështjet Europiane, që është drejtuar historikisht nga opozita, me atë të Politikës së Jashtme, duke i marrë kështu opozitës drejtimin e një prej komisioneve më të rëndësishëm që ajo ka drejtuar.

Megjithatë, mazhoranca synon ta kompensojë këtë spostim, duke i lënë opozitës drejtimin e një komisioni të ri: atij për Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut.

Projekti fillestar parashikon ndarjen e Komisionit të Ligjeve në dy: Komisioni i Ligjeve dhe Komisioni për Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, drejtimi i të cilit, për kompensim, mund t’i lihet opozitës.

Ndarja në 11 komisione synon të realizohet në përputhje me kapitujt e negociatave për të lehtësuar punën parlamentare.

Drafti parashikon që 11 komisionet e përhershme parlamentare të ndahen në këtë mënyrë: 7 komisione do të drejtohen nga mazhoranca, ndërsa 4 nga opozita.

Sinjalin e parë të një ngërçi me mazhorancën e dha bojkoti që PD-ja i bëri mbledhjes së Komisionit të Çështjeve Europiane jashtë sesionit parlamentar, në pritje të konstituimit të parlamentit të ri, ku PS votoi e vetme pozicionin negociues për grupkapitullin V “Bujqësia dhe Kohezioni”.

Socialistët, nga ana tjetër, mbeten nën “ethet” e krijimit të qeverisë së re dhe ndarjes së detyrave në parlament.

Asambleja e Partisë Socialiste, ku Rama pritet të njoftojë publikisht emrat e kabinetit të ri qeveritar, do të mbahet më datë 11 shtator, ndërsa Kuvendi i ri, i dalë nga zgjedhjet e 11 majit, pritet të mblidhet më 12 shtator.

 

Po ndodh...

ide