Berisha me Tahirin janë të ngjashëm apo jo? Argita Malltezi, debat me Lorenc Vangjelin

27 Nëntor 2024, 22:10 / POLITIKË ALFA PRESS

Berisha me Tahirin janë të ngjashëm apo jo? Argita Malltezi,

Argita Malltezi, vajza e kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, shkëmbeu replika me Lorenc Vangjelin në studion e “Debat” nga Alba Alishani, në A2 CNN.

Fillimisht, Malltezi deklaroi se Sali Berisha e bëri këtë betejë për të gjithë ata persona që nuk kanë mundësi ta bëjnë këtë betejë.

“Ka shumë njerëz që rrinë në burg pa pasur një vendim gjyqësor, që mund ta ankimojnë. Kjo është një përpjekje e jona për të ndaluar këtë gjë. Unë besoj që Sali Berisha i bëri një shërbim vendit. Nuk është e saktë ajo që thotë zoti Vangjeli që “Sali Berisha interpretoi Kushtetutën”. Kush e miratoi Kushtetutën? Kush e miratoi Kodin e Procedurës Penale? Kush e ka miratuar rregulloren e Kuvendit? Këto janë akte ligjore të miratuara nga Kuvendi, që ka bërë interpretimin e imunitetit të deputetit në rastin e zotit Tahiri”, tha Malltezi.

“Mos e përmendni, zonjë. Janë dy gjëra krejt të ndryshme. Në rastin e zotit Tahiri shkoi Prokuroria në Parlament sepse kërkonte masën e arrestit me burg. Duhet të shkonte në atë rast. Ndërsa në rastin e zotit Berisha mendoi se detyrimi për paraqitje nuk ishte masë që kërkonte autorizim Parlamenti”, u përgjigj Lorenc Vangjeli.

Përgjigja e Malltezit ishte: “Kur çështja shkoi në gjykatë, gjykata citoi si bazë për vendosjen e masave autorizimin e Parlamentit. Pra, Sali Berisha u bazua në Kushtetutë, në interpretimin e ligjeve të vendit nga Parlamenti dhe kërkoi që të mos i nënshtrohej diktatit të një drejtësie të kapur”.

 

Po ndodh...