“Berisha në burg” dhe “opozitë e shitur”/ Reagon kreu i PD për thirrjet e protestuesve, mesazh demokratëve: Mos u ndikoni
22 Qershor 2026, 13:43 / POLITIKË

Lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar për protestat e mbajtura në Tiranë.
Berisha u ndal te thirrjet kundër opozitës, ku protestuesit e quajnë të shitur dhe kërkojnë burgosjen e kreut të PD. Ai tha se demokratët duhet të mbështesin protestën dhe të mos ndikohen nga thirrjet kundër opozitës.
“Mos u ndikoni nga asnjë parullë, asnjë slogan kundër opozitës së vërtetë, asaj opozite që në kushtet më të vështira, të një kalvari të vërtetë, qëndroi e pamposhtur në dhjetëra protesta kundër regjimit, të asaj opozite që u burgos, por nuk u mposht.
Të asaj opozite që me komisionet e saj, me denoncimet e saj, depozitoi një mal dosjesh në ‘Skrap’, pavarësisht se heshtën”, u shpreh Berisha.
Po ndodh...
Ik Sali të bjerë Rama
Nga Bato Kosova
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
