Berisha: Nuk ulemi me qeverinë për reformën territoriale, se nuk njohim Ramën, por do ulemi për Reformën Zgjedhore se njohim PS-në!

11 Korrik 2025, 14:20 / POLITIKË ALFA PRESS

Berisha: Nuk ulemi me qeverinë për reformën territoriale, se nuk

Nga selia e PD, kryedemokrati Sali Berisha tha se nuk e njeh legjitimitetin e Ramës, por shtoi se do të ulet me të për sa i përket reformës zgjedhore.

Ai mohoi kategorikisht bashkëbisedimin me Ramën për reforma të tjera siç është ajo territoriale.

Kujtojmë që Rama dhe Berisha mbahen mend për aleancën e tyre sa herë vjen puna tek zgjedhjet dhe sistemi që ju nevojitet.

Kjo ndodhi dhe në 2008, por dhe para zgjedhjve të 11 majit pasi PD ''braktisi revolucionin'' dhe miratoi kodin e ri zgjedhor për të cilin u ankua pas zgjedhjeve.

Reformat zgjedhore si kostum me porosi janë kthyer tashmë në traditë për dyshen e politikës Rama-Berisha. 

Fjala e Berishës

PD nuk njeh legjitimitetin e Edi Ramës si kryeministër dhe nuk mund të pranojë të ulet me të.
PD nuk mund të pranojë legjitimitet karrigesh mbi farsa elektorale.
Ai nuk ka legjitimitet.
Reforma zgjedhore bëhet nga partitë politike. Unë nuk them se PS nuk është një parti e spektrit politik në Shqipëri.
Reformën zgjedhore e bëjnë partitë politike, nuk e bën qeveria.
Ai po, bëri gjithçka, e anuloi reformën që u arrit, vuri dorën e tij të zezë dhe arriti ato që deshi.
Por reforma zgjedhore është gjithnjë atribut i partive politike.
PS është faktor politik i pluralizmit politik në Shqipëri, nuk u përcaktojmë ne kush do zgjedhë kryetar ajo apo kush është kryetari i saj, kështu që me PS ne nuk mund të themi se nuk do ulemi për reformën elektorale.
Ka rekomandime dhe ne ato do i shqyrtojmë.
Por jo me qeverinë, me qeverinë nuk kemi asnjë punë.
Qeveria nuk ka legjitimitet në këto zgjedhje, ka humbur legjitimitetin.

 

Po ndodh...