Berisha: Për çfarë e do drejtoresha e QSUT krevatin dopio në zyrë?

30 Qershor 2022, 16:58 / POLITIKË ALFA PRESS

Berisha: Për çfarë e do drejtoresha e QSUT krevatin dopio
Kryetari i Paritsw Demokratike Berisha është shprehur në seancën e sotme parlamentare  se Albana Fico, drejtoresha e Përgjithshme e Qendrës Spitalore “Nënë Tereza” ka kërkuar krevat dopio për zyrën e saj.

Mes të tjerash Berisha iu bëri thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në protestën e 7 korrikut.

“Përdorni firmat tuaja. Vjen dekreti këtu. Po s’vjen dekreti për atë që s’kanë me se të blejnë qumështin, për fermerin, që po falimenton. Se ke qene dhe e Bujqësisë (I drejtohet Ikonomi). E a di se lopët, dhitë, kërerët, janë më pak sot, 7 e 700 mijë krerë. Sipas statistikës. Rri tani mos i dil zot. Ai po ju përpin dhe ju me vjedhjet e tij. Mos i dilni zot atij. Gadafi, Gadaf mbetet, se përmirësonte dot imazhin. Si mund të sillni një dekret të tillë?! Ju bëj thirrje qytetarëve shqiptarë, të gjitëh në protestë. Ti ndalim revanshin e vjedhjeve të këtij grupi që s’ka as moral që vjedh në çdo stinë, në çdo kohë, në erërrirë dhe dritë. S’ka të ndalur! Si ka mundësi që të bini dekretin këtu? E morët vesh drejtoreshën e përgjithshme të Spitalit, gjysmë kunatë e ministrit të Rendit, që na porosit miliona euro për zyrën dhe shtrat dopio. Dhomë gjumi është zyra? Ca është kjo që bëni? Si ka mundësi? A vini nga zona bujqësore të vendit? A e kuptoni se ça po bëhet me fermerët shqiptarë sot? Po i shkatërroni fermerët me pikat e grumbullimit. Ky Gentjan Sharra aty, ka deklaruar këtu se Sali Berisaha ka tokë në Tiranë, Dhërmi, në Lalz. Tani informoj shqiptarët se ai do ketë 6 padi, 3 civile dhe 3 penale. Shume shpejt do të dalë dhe ai në kërkim si Gentjan Sharra i tij.”, tha Berisha.

Po ndodh...

ide

receta Alfa

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128