Berisha pyetet për takimet e kreut të SPAK në DASH: Nuk kam dijeni, ajo ç'ka mund tu them mu, ti thua Dumani ai është Altin Troplini!

3 Shtator 2025, 14:34 / POLITIKË ALFA PRESS

Berisha pyetet për takimet e kreut të SPAK në DASH: Nuk kam

Në konferencën me gazetarët të zhvilluar këtë të mërkurë, kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha u pyet edhe për takimet e kreut të SPAK në nivele të larta të Departamentit të Shtetit. Berisha fillimisht tha se nuk ka asnjë dijeni dhe se Altin Dumani për të cilin po pyetej se është thirrur në DASH, sipas tij është "Altin Troplini"...

Pjesë nga fjala e kreut të PD, Sali Berisha:

Nuk kam asnjë dijeni se kë ka takuar dhe kë nuk ka takuar. Ajo ç’ka mund të ju them mu, Altin, ti i thua Dumani, me njoftimin që i bëri Elvis Doçit, ai nuk quhet më Altin Dumani, por quhet Altin Troplini...

... Nuk kam dijeni, nuk kam parë një komunikatë për takimin...

... Edi Rama bën gjithçka që të mbyllë kanalet e komunikimit dhe zërin e opozitës. Por të garantoj që është i dështuar dhe do të dështoj.

Zëri i opozitës, pavarësisht se do kryesojë apo jo, këtë apo atë komision, do të jehojë më fuqishëm se kurrë ndonjëherë kundër këtij narkodiktatori dhe regjimin e tij...

... Partia Demokratike do i shqyrtojë. Këto që thoni ju, qarkullojnë, por PD nuk ka një gjë zyrtare. Përgjigja ime vërtetë ishte e përgjithshme, por ishte dhe konkrete. Këto do jenë qëndrimet tona.

Po ndodh...

ide