Berisha shpall sërish mosbindje civile, por nuk e sqaron si do bëhet: Nga 6 Tetori jemi në sulm!
Sali Berisha ka gati një vit që natë për natë nga dritarja e shtëpisë ku gjendet nën arrest, bën thirrje për mos bindje civile. Ashtu si "Revolucioni" që shpalli pas shpalljes Non Grata, edhe për këtë aksion të ri duket se nuk janë të qartë se si do të zhvillohet, përveçse eksperimentit me flakadanë në Kuvend nga i cili fituan sëbashku me Ramën, Amnistinë Penale, nga e cila përfituan mbi 100 të hetuar dhe dënuar nga SPAK dhe GJKKO, si dhe "Listat e mbyllura".
Një ditë pas burgosjes së Ervin Salianjit, ish-kryeministri Sali Berisha ka dalë në një konferencë me gazetarët, ku njoftoi edhe aksionin që do të ndiqet nga opozita. Berisha tha se PD nuk ka ndërmend që të shndërrohet në një parti klandestine, duke iu referuar zërave për mospjesëmarrje në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Berisha tha se mosbindja civile do të shtrihet në çdo rrugë, në çdo qytet, si dhe në sallën e Kuvendit, duke lënë të kuptohet se do të përsëritet radikalizmi i qëndrimit si vitin e kaluar. Berisha tha se Rama i ka shpallur luftë opozitës.
“Partia Demokratike nga data 6 e në vazhdim kalon në sulm, në një betejë të pandalshme, në sulm ndaj diktaturës, dhe për qeveri teknike. Mosbindja civile është një univers masash, do të përdoren të gjitha ato masa deri në realizimin e qëllimin të plotë, që është krijimi i qeverisë teknike”, u shpreh mes të tjerave Berisha.
“Mbrëmë, nënkryetari i grupit parlametar të PD, një deputet i ri, guximtar, i cili nuk ka patur ndonjëherë poste të rëndësishme zyrtare, përveç detyrës, misionit fisnik të besuar nga qytetarët dhe PD, si deputet i zgjedhur i tyre dhe nënkryetar grupi, u burgos me urdhër të Edi Ramës në një hark kohor maksimalisht të shkurtër nga dhënia e verdiktit antikushtetues, antiligjor, të gjykatës së kontrolluar fund e krye nga Edi Rama.
Kjo natë të cilën Ervin Salianji e kaloi në qelitë e burgut vetëm e vetëm se guxoi tu thotë shqiptarëve të vërtetën e vëllazërisë famëzezë Xhafa, të lidhur kokë e xhep me Edi Ramën.
Është një natë e zezë për të gjithë shqiptarët të cilët besojnë tek e vërteta, të cilët jetojnë, rrisin fëmijët e tyre, pavarësisht nga bindjet politike, me mundin, djersën dhe ndershmëri, të cilët konsiderojnë trafiqet e drogës dhe kriminale, konsiderojnë lidhjet e pushtetit me trafiqet dhe krimet, si një nga kërcënimet më serioze të tyre, fëmijëve të tyre dhe vendit të tyre.
Por kjo ishte një natë feste për vëllazërin Xhafaj, vëllazërin Bajraj, dhe të gjitha vëllazëritë e mafias dhe drogës në Shqipëri, sepse ato panë të gozhduar, panë në pranga, panë në qeli, deputetin e ri guximtar që u provoi shqiptarëve se Geron Xhafaj, jo vetëm ishte i dënuar në Itali, për trafik ndërkombëtar droge dhe ndiqej në Venezuelë, jo vetëm se fshihej në Vlorë ndaj kërimit ndërkombëtar, i mbrojtur nga vëllaçkoja i tij dhe kontrollonte lojërat e fatit. Po kjo ishte një festë për mafian e drogës shqiptare, kudo që ndodhet, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Dubai, Meksinë dhe Bruksel e kudo”, tha mes të tjerave Berisha.
ide
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128