Betimi si eurodeputet, Fredi Beleri niset drejt Athinës: Çështja ime ka pasur dy standarde! Tani i rikthehem normalitetit

Ashtu siç paralajmëroi, Fredi Beleri ka folur sot nga Rinasi për mediat shqiptare, teksa do të udhëtojë drejt PE-së për t’u betuar si eurodeputet.
Ai u shpreh se tashmë do t’i kthehet normalitetit.
“Po iki drejt Athinës. Nesër do të jem në Strasburg. Dua të falënderoj Drejtorinë e Burgjeve për këtë vendi, ishte një vendin në zbatim të ligjeve. Nesër atje ka vendime dhe votime të rëndësishme. Besoj që sot e tutje do t’i kthehem normalitetit”, tha ai.
Duke u ndalur te mohimi i betimit si kryebashkiak i Himarës, Beleri tha se; “që në fillim kjo çështje ka pasur dy standarde.”.
Mes të tjerash Beleri u ndal te zgjedhjet në Himarë. Ai tha se herët a vonë do të dëgjohet zëri i sovranit. “Herët a vonë, dëshira e sovranit respektohet. Në 4 gusht himariotët do të japin një përgjigje dhe dëshira e tyre do të respektohet te rezultati i zgjedhjeve.”, pohoi Beleri.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
A dështoi në misionin e tij, Dhjetori '90?!
Sekretari i Parë i PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

