Betonizimi/ Meta: Tirana do bëhet vendi i parë që do i jap fund tiranisë

10 Gusht 2022, 19:09 / POLITIKË ALFA PRESS

Betonizimi/ Meta: Tirana do bëhet vendi i parë që do i jap fund

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një bashkëbisedim me gazetarët ka vënë theksin tek kostoja e shtrenjtë e jetesës në vend, krahasuar me vendet e tjera të rajonit. Ai në të njëjtën kohë ka folur dhe për kryeqytetin që sipas tij do të jetë vendi i parë që do i jap fund tiranisë. Sipas tij Tirana është betonizuar duke humbur dinjitetin, pasi trashëgimia kulturore i është dëmtuar nga pushteti vendor.

“Tirana ka përjetuar më shumë së gjithkush tiraninë e këtij sekti akut dhe antikombëtar që e nisi duke u përpjekur të vjedhë meritat e ish kryeministrit Ilir meta për t’i rikthyer Tiranës parqet e gjelbërta. Për të ruajtur atë trashëgimi kulturore që kishte Tirana nga e kaluara siç ishte Teatri Kombëtar për ta kthyer sot në Tiranën e betonit ku nuk dallohet më kulla e Sahatit se kanë lindur kulla të tjera qiellgërvishtëse. Tirana ka hak për të marrë në kuptimin e vërtetë të kësaj fjale”, tha ai.

Po ndodh...