Bleu vota për kandidatin e PS, sekuestrohet telefoni i një punonjësi të bashkisë Elbasan! Zbardhen detaje nga dy operacionet e SPAK
27 Maj 2025, 14:17 / POLITIKË

Blerje votash dhe kërcënim ndaj votuesve janë dyshimet që kanë nxitur SPAK të zbarkojë në Elbasan duke kryer kontrolle.
Bëhet me dije se prokurorja e posaçme Dorina Bejko ka urdhëruar 4 urdhra kontrolli, ndaj personave që dyshohen të jenë të përfshirë në korrupsion zgjedhor.
Mes tyre një zyrtari pranë bashkisë së Elbasanit i është sekuestruar celulari.
Ai dyshohet si i përfshirë në blerje votash për një kandidat të Partisë Socialiste nga lista e hapur, por se emri nuk bëhet i ditur nga SPAK.
Ndërkohë pak ditë më parë, me urdhër të një tjetër prokuroreje të posaçme janë urdhëruar kontrolle, ku në një banesë në Belsh janë sekuestruar rreth 200 mijë euro
Pra bëhet fjalë për dy procedime të ndara.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

