Bojkot i paprecedentë/ Votimet në 5 bashkitë, regjistrohet pjesëmarrja më e ulët në histori
9 Nëntor 2025, 19:39 / POLITIKË
Këtë të dielë në pesë bashki të vendit, qytetarët votuan në zgjedhjet e pjesshme lokale për të zgjedhur kryetarin që do t’i drejtojë në dy vitet e ardhshme.
Qendrat e votimit janë mbyllur zyrtarisht në orën 18:00 në bashkitë e Vlorës, Beratit, Tepelenës, Matit e Cërrikut, ku në garë ishin 13 kandidatë nga Partia Socialiste dhe të pavarur që u mbështetën nga opozita.
Deri në këtë orë sipas KQZ pjesëmarrja në zgjedhje ka qenë 18.72 %. Përkatësisht 12.54% e qytetarëve kanë votuar në Vlorë, 19.98% në Berat, 25% në Cërrik, 39.36% në Mat dhe 34.63% në Tepelenë.
Zgjedhje e pjesshme lokale ishin rrjedhojë e vendimit të disa kryebashkiakëve për të garuar për një mandat deputeti në zgjedhjet e 11 majit, por edhe dorëheqjes së Ermal Dredhës në Vlorë.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
Nga Bato Kosova
ide
Sekretari i Parë i PD
Nga Indrit Vokshi
Të “rrëzosh” Edi Ramën duke gënjyer veten…
Nga Patrik Sadikaj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
