“Bomba” e Ahmetajt: Familja e Ramës është përgjuar ambientalisht, të dhënat në dorë të SPAK

30 Korrik 2024, 11:23 / POLITIKË ALFA PRESS

“Bomba” e Ahmetajt: Familja e Ramës është

Ish-bashkëpunëtori i ngushtë i Ramës dhe një nga njerëzit me më shumë informacion brenda qeverisë të Ramës, për shkak të detyrave qe ka mbajtur, Arben Ahmetaj, ka treguar se familja kryeministrore është përgjuar ambientalisht dhe ka regjistrime aferash korruptive të njerëzve familjare të kryeministrit.

Sipas tij, përgjimi ka shkuar në SPAK dhe madje kanë tentuar ta zhdukin, por është ruajtur një kopje e tij.

Doni fakte, doni oborrin e familjes së Edi Ramës. Meqë është futur tek familja ime, kanë kaluar derën në mënyrë të paligjshme. Shumë e kollajtë është të futesh brenda shtëpisë së një burri, nuk e di sa kollaj është të dalësh. Ka 8 muaj që investigohet, është bërë një përgjim ambiental që është në SPAK, edhe mund ta zhdukin, por dikush e ka tjetër. Dikush e ka, dhe ai dikush më ka garantuar se një kopje e saj, është në një kuti. Kanë bërë përgjim ambiental ku është përfshirë familja e kryeministrit tek AKSHI. 43 mln nëpërmjet prestanomeve. I është përmendur emri për shumë gjëra. Që atë ditë i është përmendur emri për shumë, shumë gjëra në atë përgjim ambiental. Nuk janë thashetheme. Dhe që atë ditë, ABS që ka qenë një prestanome e njerëzve të afërt të kryeministrit, prestanome, që ka marrë 43 mln, që është rritur në mënyrë të papritur, ju këput filli trak”, tha ai.

 

Po ndodh...