Braho: Berisha është frikacak, del e proteston për b*thën e tij! Mbi të rëndojnë krime të tmerrshme

Spartak Braho e cilëson ish-kryeministrin Sali Berisha si një frikacak që ka frikë nga drejtësia e se nuk mban fjalën e dhënë. Në një intervistë për emisionin ‘Frontline Interview’ në Report Tv me gazetaren Marsela Karapanço, Braho tha se duhet ta marrin dhe ta flakin në qeli. Braho u shpreh se nëse vazhdon me këtë mendje, që nuk njeh vendimet e gjykatës, paraqet një rrezikshmëri.
“SPAK nuk kishte si vepronte ndryshe. Mori veprime që kishin të bënim me kufizime të lëvizjes së Sali Berishës e ndaloi të dilte jashtë shtetit. Nuk i zbatoi me kokëfortësi. Në këtë kushte SPAK nuk mund të luajë me veten dhe ishte i detyruar që të luante me forcimin e masave. Ka thënë që unë do t’i bindem vendimit të parlamentit. Ky nuk është burrë, një cop frikacaku që ka frikë nga drejtësia të paraqitet. Nuk e mban fjalën e dhënë. Nuk ja vlen të mbash Sali Berishën në qeli, pasi për shkak të moshës ka një dispozitë. Jo në çdo rast mund ta marrë parasysh. Të marrin ta flakin dhe në qeli, ta provojë edhe qelinë.
Nëse vazhdon me këtë mendje që nuk njeh vendimet e gjykatës. Ky pastaj paraqet një rrezikshmëri më të shtuar. Le të shkojë ta provojë një herë. Do të njoftohet SPAK në rrugë shkresore. Ka të drejtë Berisha ta ankimojë këtë vendim. Padia është në GJK, deri në këtë fazë nuk ka vendime të tilla nga GJK. Kështu është vepruar për Nanon, e morën nga zyra e prokurorit e çuan në burg.
Normalisht do të ecet në këtë rrugë që do të miratohet vendimi nga parlamenti. Ndryshe thotë në mëngjes ndryshe thotë në darkë. Ende nuk është në pozitën e të pandehurit, por është 2 mm larg fakti që atij t’i hiqet imuniteti e ti komunikohet akuza. Avokatët duhet ta kishin këshilluar Berishën të mos bëjë këto karagjozllëqe. Kjo rëndon pozitën e tij rëndësi kanë provat”, tha Braho.
Duke u ndalur tëk protesta e Sali Berishës një ditë më parë, Braho tha se Berisha proteston vetëm për veten e tij.
“Për b*thën e tij… për veten e tij! Ka frikë moj. Ja do mblodhi 500 veta. S’do ketë kohë Berisha të përdorë vulën. Vula e Berishës ka vite që ka humbur. Çe do Berisha vulën s’do të ketë kohë ta përdorë”- tha Braho.
Për ish-deputetin, aferat në kompleksin Partianzi është gjysma e atyre që mund të akuzohet Sali Berisha. Sipas Brahos mbi Sali Berishën rëndojnë krime të tmerrshme. Më tej Braho shtoi se Berishën e kërkojnë suedëzë, e se janë 260 djem tropojanë të vrarë e për këtë një mënyrë direkte apo indirekte duhet të përgjigjet Sali Berisha.
“Ka kryer vepra të rënda, jo vetëm për kompleksin Partizani. Kompleksi Partizani është gjysma e atyre që akuzohet. E kërkojnë edhe suedezët Sali Berishës. Kanë ardhur suedezët e Tropojës. Mbi Berishën dhe shpatullat e tij rendojnë krime të tmerrshme. Janë 260 djem tropojanë që janë vrarë të cilët thërresin për drejtësi, do të thirret ai direkt dhe indirekt. Fillojnë pas ’97”, tha Braho.
-
-
-
Si u bë trau i revolucionit qime!
19 Dhjetor, 20:56 -
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128




