Byroja e Kuvendit lë në fuqi përjashtimin 30-ditor të Agron Shehajt nga parlamenti
22 Qershor 2026, 11:53 / POLITIKË

Byroja e Kuvendit ka vendosur të lërë në fuqi masën disiplinore ndaj Agron Shehajt, duke e përjashtuar atë për 30 ditë nga punimet e Parlamentit.
Vendimi erdhi pas kërkesës së deputetëve socialistë, të cilët e akuzojnë kreun e Partisë Mundësia se ka ofenduar ministrin e Financave Petrit Malaj gjatë një përplasjeje në sallën e Kuvendit.
Sipas socialistëve, deklaratat e kreut të partisë Mundësia kanë kaluar kufirin e debatit parlamentar, duke sjellë kërkesën për marrjen e masës disiplinore.
Përjashtimi erdhi me pretendimin se se Shehaj i është drejtuar ministrit me fjalën ‘maskara’.
Po ndodh...
Ik Sali të bjerë Rama
Nga Bato Kosova
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
