Ceremonia përkujtimore e Azem Hajdarit, Berisha: Ai mbetet i pavdekshëm, sot bota e lirë nuk ekziston

Gjatë ceremonisë së homazheve në nderim të Azem Hajdarit, në përvjetorin e 27-të të vrasjes së tij, ish-kryeministri dhe lideri historik i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mbajti një deklaratë të fortë për mediat, duke e cilësuar këtë ditë si një moment reflektimi, betimi dhe thirrje për aksion politik.
“Në këtë përvjetor të rënies së tij, për të mbetur i pavdekshëm. Janë më të gjallë se kurrë, në idealet e shqiptarëve që aspirojnë dinjitetin njerëzor. Idealet e Azem Hajdarit më ftuese se kurrë që nga viti ‘90 deri në këto momente pasi Shqipëri është zhytyr sot në formën më të shëmtuar të diktaturës, është diktatura e drogës dhe krimit.
Sot pluralimi për të cilin Azem Hajdari ecën drejt sakrificave sublime për rivendosjen në Shqipëri pluralizmin. Sot bota e lirë nuk ekziston, fjala e lirë është në sadrin xhelatëve të pushtetit, siç ishte ajo në kohën e diktaturës. Sot është një ditë betimi, do të thoja për çdo demorkat dhe demokrate shqiptare.
Deputetë të PD dhe drejtues e drejtues të kësaj partie, dhe mbështetësit e saj, që të ngrihemi për të shpëtuar e liruar Shqipërinë. Për të shpëtuar votën e lirë, fjalën e lirë, të gatshëm për çdo çmim e sakrificë pas liria e dinjiteti kërkojnë sakrifica, demokratët shqiptarë, pavarësisht ditëve të vështira do t’i tregojnë botës se janë armiq me armiqtë e fjalës së lirë, do të kthejnë në këtë vend vlerat e lirisë, fjalën e lirë“, deklaroi Berisha.
Pas përfundimit të ceremonisë përkujtimore, Sali Berisha dhe deputetët e Partisë Demokratike i janë drejtuar Kuvendit.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

