Curi tregon lojën e Gaz Bardhit: Kontrabandisti më i madh i deputetëve, po shantazhon edhe Berishën!

4 Shtator 2024, 01:04 / POLITIKË ALFA PRESS
Curi tregon lojën e Gaz Bardhit: Kontrabandisti më i madh i

Analisti Arian Curi ka deklaruar në studion “3D” të drejtuar nga Alban Dudushi në RTSH1 se Gazment Bardhi është kontrabandisti më i madh i deputetëve.

Madje Curi shkoi deri aty sa tha se Bardhi po shantazhon edhe vetë Berishën për deputetët që solli nga Basha te ish-kryeministri.

Sipas Curit, Bardhi po kërkon të dijë se cili do të jetë fati i deputetëve të tij për zgjedhjet e ardhshme.

Nëse Gazment Bardhi është kontrabandisti më i madh i deputetëve. Pra, Sali Berisha ka popullin, Gaz Bardhi ka deputetët. Basha nuk ka asgjë, ka vetëm nja dy të mbaruar që e ndjekin nga pas. Megjithatë, Basha nuk na thotë atë që është në fund të misionit të tij të pamundur, si agjenti më i sofistikuar i Berishzmit në Shqipëri dhe ka disa gjëra të fundit për të bërë prandaj po del akoma.

Sipas meje, ka pasur një marrëveshje të fshehtë mes Berishës dhe Bashës, Partia do t’i kalonte Bashës dhe Basha do të perfomonte aq keq sa edhe berishistët do binin dakord që vetëm Basha  të mos dalë më.

Të gjithë e kanë lënë. Nga ana tjetër, Gazment Bardhi po shantazhon Sali Berishën sepse i thotë që “t’i mora deputetët t’i çova nga Basha”. Bardhi e ka të sigurt, por nuk ka marrë garanci për deputetët e tij sepse Berisha ka të vetët”, u shpreh Curi.

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128