Debat për rekrutimin e LaCivita nga PD/ Kikia: Ai e ka biznes politikën, s’është diplomat...

Drejtori i komunikimit në Partinë Demokratike, Alfred Lela, dhe gazetari Mentor Kikia kanë debatuar në emisionin “Open” në News24 lidhur me përfshirjen e strategut amerikan Chris LaCivita në fushatën elektorale të PD-së dhe Sali Berishës.
Gjatë diskutimit, Kikia argumentoi se LaCivita është një profesionist i fushatave elektorale dhe se politika për të është një biznes, jo diplomaci. “Ai e ka biznes politikën, nuk është diplomat,” tha Kikia.
Në kundërpërgjigje, Lela theksoi se LaCivita nuk është një biznesmen i zakonshëm, por një figurë e rëndësishme në politikën amerikane. “Ai është kryetar i Këshillit Republikan Amerikan, nuk është biznesmen. Nuk vjen nga rruga. Mos u mundoni të tkurrni një fakt që është aty i madh. Ai është si të ishte kryetar i PD-së këtu, ai është kryetari i Partisë Republikane,” u shpreh Lela.
Kikia këmbënguli se nuk e kishte mohuar rëndësinë e LaCivita-s, por e shihte përfshirjen e tij si një angazhim me motivim ekonomik. “Nuk thamë që vjen nga rruga. Ju përshkruat një person që është në një mision ekonomik këtu,” tha ai.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
Sekretari i Parë i PD
Të “rrëzosh” Edi Ramën duke gënjyer veten…
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


