Del dokumenti nga QKB, Berisha mashtroi sërish me administratorin e “Kompanisë së Bashës”

23 Nëntor 2022, 16:59 / POLITIKË ALFA PRESS

Del dokumenti nga QKB, Berisha mashtroi sërish me administratorin e

Sali Berisha pas takimit “sekret” me aleatin e tij, Ilir Metaj, mblodhi grupin e deputetëve që e ndjekin dhe u fut live në çdo televizion. Të gjithë prisnin që të fliste për protestën e 6 dhjetorit kur në Tiranë do të bujtin 27 kryeministrat e Bashkimit Europian, por e harroi atë dhe i  nervozuar, (Me Metajn?!), deklaroi se do të paraqiste “një gjë të madhe shekspiriane”.

“Shekspiriania” ishte zbulimi që kishte bërë, se menaxheri (administratori në fakt, por edhe këtë fakt e shtrembëron), i kompanisë së Lulzim Bashës, (e kishte fjalën për Erion Isufin, kunatin), nuk ishte shkarkuar nga detyra që në korrik 2021, por vazhdonte që të ishte edhe aty, edhe te “Emaar” në projektin e Portit të Durrësit.

Me tone dramatike tha se e kishin mashtruar kur deklaroi të kundërtën në 17 korrik të vitit të kaluar, por tani e dinte dhe e kishte të sigurt se ishte te të dy kompanitë. Mbi këtë “dijeni” harroi vëllezërit Kariç dhe shpalli bashkë- aksionerë te Porti i Durrësit, Edi Ramën dhe Lulzim Bashën.   

Përbën (Porti i Durrësit) aktin mafioz, me të cilin Edi Rama shkriu aksionet dhe me ish-kreun e opozitës, për t’i bërë gjëmën shqiptarëve dhe pluralizmit politik. Përbën aktin, dhe kur e them këtë, duhet të sqaroj shqiptarët se kur mediat njoftuan se menaxheri i Emaar dhe menaxheri i kompanisë familjare, Basha, ishte i njëjti person, çfarë ndodhi? U them këtu atyre që thonë se po bëjnë politikë, nuk po bëj politikë, ky menaxher doli e tha se dhashë dorëheqjen nga kompania Basha. I pari, unë e besova që dha dorëheqjen. Por unë dhe të gjithë ata që besuam se kjo ndodhi, gabuam. Sepse pikërisht kjo nuk kishte ndodhur. Ky ishte një mashtrim, sepse një muaj më vonë, ky dopio-menaxher, u gjet se vazhdonte punën në kompaninë Basha. Menaxheri nuk dha dorëheqje nga Emaari, nuk deklaroi se do dorëhiqej dhe do mbetej menaxher i Bashës. Por pas një muaji ai vazhdonte menaxher i të dy kompanive. Ky përbën një akt shekspirian në kuptimin e gllabërimit të opozitës. Të kreut të opozitës. Me një aferë të tmerrshme mafioze”, deklaroi ai.

Lajmi u përhap me shpejtësi edhe pse këtë akuzë e ka bërë edhe disa herë të tjera dhe ka marrë një përgjigje të prerë dhe të ashpër, nga Lulzim Basha.

Por si është e vërteta e gjithë këtij zbulimi dhe “afere madhore”, mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës?!

Alfapress.al ka arritur që të sigurojë dokumentin e lëshuar nga Qendra Kombëtare e Biznesit, cili vërteton se Oltjan Haxholli pas një vendimi të asamblesë së ortakëve në datë 13.07,2021 është shkarkuar si administrator i kompanisë në fjalë.

Vetëm 3 ditë më pas në datën 16.07.2021, ky shkarkim është reflektuar edhe në regjistrin e QKB.

Del dokumenti nga QKB, Berisha mashtroi sërish me administratorin e

Nuk dihen arsyet se përse Sali Berisha prej kohësh po bën një fushatë të paprecedentë dezinformimi, për investitorët dhe kontraktorët e vërtetë që fshihen pas projektit gjigant, i cili do të zhvillohet në Portin e Durrësit. Për një kohë të gjatë “gjurmët” e tyre i çoi në Beograd te vëllezërit Kariç të cilët në fakt më shumë se me këdo në Shqipëri, kanë lidhje me atë vetë atë kur ka qenë kryeministër dhe lëshonte licenca hidrocentralesh, edhe mbi lumin e mbrojtur Valbonë.

Gjithashtu pak ditë më parë media, “BoldNews”, zbuloi se një nga emrat e përfshirë te kompanitë aksioniere për Portin e Durrësit është ai ish-financieres së Samir Manes. Kompania e këtij të fundit e pranoi faktin, por deklaroi se ajo nuk punon më aty dhe mund të bëjë çfarë të dojë.

Por Berisha nuk guxon që ta thotë këtë dhe arsyet, tashmë i dinë të gjithë në qarqet e biznesit dhe të politikës.

Përmend “biftekët” e Ramës por harron që të thotë se te “Nusreti” në Dubai kur u ra dakord me “Emaar” për Portin e Durrësit në krye të delegacionit dhe të tavolinës ishte vetë Samir Mane.

Duket qartë se tymnaja që po shpërndan Sali Berisha për të vërtetën e Portit të Durrësit, më shumë ka si qëllim për të mbuluar përfituesit shqiptarë, të cilët me trup janë në oborrin e Ramës dhe një këmbë a më shumëe kanë, në atë të Berishës./Alfapress.al

Del dokumenti nga QKB, Berisha mashtroi sërish me administratorin e



 

Po ndodh...